Policia e Cërrikut ka vënë në pranga tre të rinj, konkretisht shtetasit Klodjan Xhavari, Diamant Pupuleku dhe Gurali Shkoza.
Këta shtetas në bashkëpunim me njëri -tjetrin për motive të dobëta e xhelozie kanë marrë me forcë në automjet tre adolenshentë, ndërmjet tyre një femër (15-16 vjeçarë) dhe në dalje të Cërrikut i kanë goditur me grushte e shkelma duke u shkaktuar dëmtime të lehta dhe më pas i kanë lënë të lirë.
Njoftimi i policise:
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë shtetasit K. Xh., 22 vjeç, D. P., 25 vjeç dhe G. Sh., 21 vjeç, banues në Cërrik, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim, pasi këta shtetas kanë goditur me grushte, 3 shtetas të mitur, 15 dhe 16 vjeç./albeu.com