EMRAT/ Përndoqi të miturën, arrestohet 27 vjeçari në Mamurras, në pranga edhe një tjetër për kultivim narkotikësh

Policia e Kurbinit ka vënë në pranga dy shtetas, për veprat penale përndjekja dhe kultivimin të lëndëve narkotike.

Emiljan Nikolli (Lleshaj), 27 vjeç, banues në Mamurras, është vënë në pranga pasi rezulton i dënuar më parë për vjedhje me armë dhe armëmbajtje pa leje. Për këtë person, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë, me vendimin e datës 22.07.2022, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Përndjekja”, pasi dyshohet se ka përndjekur një shtetase të mitur;

Të lidhura

None found

Agron Dani, 30 vjeç, banues në Krujë u ndalua pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë, me vendimin e datës 27.07.2019, i ka caktuar këtij personi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, pasi dyshohet se ka kultivuar bimë narkotike, në zonën e Krujës.

Njoftimi i policise:

Lokalizohen në Mamurras, kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas të shpallur në kërkim, njëri për përndjekjen e një të miture, tjetri për kultivim të lëndëve narkotike. Njëri prej tyre person me precedent të mëparshëm kriminal, në fushën e vjedhjes me armë dhe të armëmbajtjes pa leje. Strukturat e Komisariatit të Policisë Kurbin, si rezultat i veprimeve të koordinuara policore, falë përdorimit të inteligjencës informative dhe shkëmbimit të informacionit me shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e dy shtetasve të kërkuar për veprimtari kriminale në fusha të ndryshme, bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e tyre, konkretisht:

– Emiljan Nikolli (Lleshaj), 27 vjeç, banues në Mamurras, i dënuar më parë për vjedhje me armë dhe armëmbajtje pa leje. Për këtë shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë, me vendimin e datës 22.07.2022, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Përndjekja”, pasi dyshohet se ka përndjekur një shtetase të mitur;

-Agron Dani, 30 vjeç, banues në Krujë. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë, me vendimin e datës 27.07.2019, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, pasi dyshohet se ka kultivuar bimë narkotike, në zonën e Krujës. Të ndaluarit iu dorëzuan shërbimeve të Komisariatit të Policisë Krujë, për veprime të mëtejshme procedurale.


Shtuar më 17.12.2022 10:37

kumar siteleriBursa Escortkumar sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleriyasal bahis sitelerigrandpashabetjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet giriş