Shtetet e Bashkuara po lëvizin për të vendosur sanksione ndaj njerëzve të dytë më të pasur të Rusisë, Vladimir Potanin, raporton Wall Street Journal, duke cituar zyrtarë amerikanë.
Vendimi, i cili mund të merret nesër, pritet të përfshijë sanksione kundër Potanin, 61 vjeç, gruas së tij, një jaht që ai zotëron dhe disa prej kompanive të tij financiare, raportoi gazeta.
Potanin është gjithashtu aksionari më i madh në MMC NorilskNickel PJSC ose Nornickel.
Megjithatë sanksionet nuk do të zbatohen për kompaninë.
Oligarku është një mbështetës kryesor i regjimit në Moskë, duke blerë Rosbank dhe aksione në Tinkoff Bank në periudhën që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia./albeu.com