Asistimi i turneut, Messi “hallakat” Gvardiol me driblimin e tij (VIDEO)

Argjentina ka mundur të prekë sërish finalen e Kupës së Botës pas 8 vitesh, ku sot në mbrëmje fitoi me rezultatin bindës 3-0 ndaj një Kroacie të pafuqishme.

Në minutën e 69-të, Messi merr topin në krahun e djathtë dhe ishte i markuar nga mbrojtësi më i kërkuar i Evropës, Gvardiol. “Pleshti” mblodhi forcat dhe me shpejtësinë e tij, teknikën dhe magjinë, mundi të deportonte drejt e në zonë duke “hallakatur” shtatlartin kroat.

Messi më pas ka asistuar brenda zonës për Julian Alvarez dhe sulmuesi i Manchester City trefishon shifrat. Të gjithë në rrjetet sociale kanë shpërthyer duke e cilësuar si asistimin më të mirë të turnet Katar 2022./ h.ll/albeu.com


Shtuar 13.12.2022 22:22