Mbrëmjen e sotme ka pasur reshje intensive të shiut në të gjithë vendin, duke shkaktuar problemet e para me përmbytjet.
Raportohet se autostrada Durrës-Kavajë është përmbytur, dhe siç shihet nga pamjet, mjetet lëvizin përmes ujit.
Gjithashtu përmbytje janë regjistruar dhe në Gjirokastër. Rrugët e kryeqytetit janë nën ujë.
Ndërkohë në Vlorë raportohet për ndërprerje të energjisë elektrike në disa fshatra.
Kushtet e këqija të motit do të vijojnë edhe ditën e nesërme./albeu.com