Policia spanjolle ka ndërmarrë një operacion në Atlantik ku ka ndaluar një anije brenda të cilës u gjetën disa ton kokainë.
Mediat spanjolle raportojnë se në këtë aksion policor janë arrestuar disa persona, pa u përcaktuar qartë numri i të prangosurve si dhe sasia e drogës së sekuestruar.
Ndër të tjera thuhet se pas këtij rrjeti trafiku fshihet një celulë e mafies shqiptare me qendër në Galicia dhe Amerikën e Jugut.