Pasi grushtoi Berishën, truprojat e bënë për te Trauma: Gert Shehu i fal

Agresori i Sali Berishës, Gert Shehu ka kërkuar që të mos ndiqen penalisht truprojat e kreut të PD-së.

Këtë deklaratë e riu e ka bërë gjatë marrjes në pyetje, teksa do i jepej masa e sigurisë.

Ata rrezikonin të merreshin nën hetim për plagosje të lehtë me dashje ose dëmtime të tjera me dashje.

Një ditë më parë u zhvillua seanca gjyqësore ndaj Gert Shehut, ku gjykata e Tiranës dha masën e sigurisë “arrest me burg” për 31-vjeçarin.