Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla pas përfundimit të mbledhjes së grupit ka folur për mediet lidhur me situatën e fundit meteorologjike në vend.
Ai është shprehu se ka pasur dezinformim nga opozita, duke theksuar se të gjitha forcat janë në terren dhe në gatishmëri të plotë.
“I bëjmë thirrje parazitëve që mundohen të përdorin raste të tilla jo duke shprehur solidaritet por duke dezinformuar. Gjatë ditë së djeshme ka pasur një dezinformim që ka ardhur dhe nga opozita, nga PD dhe foltorja e saj por për fat të keq edhe nga ndonjë media e caktuar.
Shpreh keqardhje të madhe që dezinformimin që sjell opozita e amplifikon edhe ndonjë televizion i caktuar lidhur me situatën hidrike dhe rezervat hidrike në bazenet tona ujëmbledhëse me qëllim prodhimin e energjisë elektrike.
E gjithë Shqipëria e ka parë se niveli i reshjeve ka qenë në një nivel të jashtëzakonshëm që ka shkaktuar prurje në nivelin mbi 4000 m2/ sek, në bazenet e Komanit dhe Vaut të Dejës me 3500, duke e bërë të pamundur që kapaciteti i tyre ujëmbledhës të mbajë të gjithë prurjet dhe për të ruajtur sigurinë jetën e njerëzve.
Janë bërë derdhje të kontrolluara, por e vërteta është se gjithçka deri tani është në nivelet e sigurisë. Reshjet do të vazhdojnë. Të gjitha forcat janë në terren.
Shqipëria ka sot një nivel të mirë të prodhimit të energjisë elektrike, por sigurisht duhet ruajtur energji edhe për ditët në vijim”, tha Balla.