Rama nga Vlora: Basha s’ësht më, Berisha dhe Meta janë mallkim i këtij vendi

Kryeministri Edi Rama nuk kurseu këtë të premte nga Vlora akuzat dhe sulmet ndaj opozitës.

Në fjalimin e tij përpara vlonjatëve Rama tha se për fatkeqësinë e madhe të këtij vendi Sali Berisha dhe Ilir Meta janë ende aktivë në politikën shqiptare, ndërsa Lulzim Basha jo.

Më tej Rama tha se Lulzim Basha s’ka qenë asnjëherë në krye të PD-së, dhe se pas saj ka qenë gjithmonë Sali Berisha.

“E kujtoni kur thoja ‘Luli ndahu nga ata të dy’. Luli s’është më, ata të dy janë. Për fatkeqësinë e madhe të këtij vendi ata janë vazhdim i mallkimit që ka nisur kur këtu në Vlorë ka nisur shteti shqiptar që nga 1912. Nuk ka pasur Lul ndonjëherë. As Luli vetë nuk e beson se ka pasur Lul ndonjëherë”, tha Rama./


Shtuar 18.11.2022 17:22