Doli pa zemër nga spitali në Spanjë/ Ministria e Drejtësisë mban ‘peng’ letërporosinë për Saimir Sulën

Ministria e Drejtësisë vijon të mbajë peng letërporosinë e ardhur nga Spanjë për rastin e shqiptarit Saimir Sula, 31-vjeçari që erdhi pa zemër në Shqipëri. Gazetarja Klodiana Lala tha për BalkanWeb se Ministria e Drejtësisë në letërkëmbimin me Prokurorinë ngre pretendim se nuk gjen dot përkthyes.

Kjo vonesë po zvarrit hetimet në një kohë që spitali i është përgjigjur familjes Sula që është gjetur zemra. Nga ana tjetëer, familja e Saimir Sulës kërkon që MD të marrë përmes letërporosisë organin e zemrës dhe ti bëhet ADN-ja.

Të lidhura

None found

Ngjarja ka ndodhur më 8 maj 2020, në kohën kur bota po pushtohej nga pandemia e Covid-19. Saimir Sula hyri në spitalin del Mar në Barcelonë, i shoqëruar nga motra e tij Majlinda. Ai kishte temperaturë dhe shkoi të bënte një test covid, i cili doli negativ. Por, 18 orë më vonë, ekipi mjekësor në spital thirri Majlindën për t’i thënë se vëllai i saj kishte vdekur. Mjekët kanë tentuar ta djegin trupin në kohë rekord dhe Majlinda nuk pranoi sepse pa mavijosje në trupin e vëllait të saj. Ajo kërkoi që kufoma do të transferohej në Shqipëri, ku bëri një autopsi të dytë dhe raporti e siguroi se trupi kishte mbërritur pa zemër në vendlindje.


bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleribahis sitelerigrandpashabetgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet girişgiftcardmall/mygiftextrabetextrabet