Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja e ka cilësuar deputetin e PD, Edmond Spaho bashkëpunëtor të sigurimit të shtetit. Sot, Spaho iu përgjigj gjatë fjalës në Kuvend, ku kishte sjellë dhe dokumentin e Autoritetit të Dosjeve, që e nxjerr atë të pastër.
Spaho i kërkoi Manjës që të kërkojë ndjesë publike.
“Nuk kam folur që në 6 tetor ku në një replike me Manjën dhe më pas e konfirmoi se unë kam qenë bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit. Megjithëse i thashë që kjo akuzë është e rëndë, tjetrit mund ti thuash imoral, por po i the spiun kjo të mbetet si damkë. I kërkova të më kërkojë ndjesë, por nuk e bëri.
Unë kërkova verifikim të thellë. Kini pak respekt për dinjitetin e njeriut. Është tjetër politika është tjetër dinjiteti. Atë ditë duartrokitët për një gënjeshtër.
Mora përgjigjen nga autoriteti, të firmosur nga të gjitha anëtarët. Këtë po ia jap Ulsi Manjës. Ju nuk jeni seriozë.
Të kërkojë ndjesë publike. Nëse nuk më kërkon ndjesë edhe unë do reagoj sipas sjelljes së Ulsi Manjës dhe spiunët shkoni gjejeni tek të tjerët njerëz. Keni ish drejtues të sigurimit të shtetit këtu dhe nuk i thoni asnjë fjalë.