Elon Musk ka shitur aksione të tjera të prodhuesit të makinave elektrike ‘Tesla’ me vlerë 3.95 miliardë dollarë. Kjo vjen më pak se 2 javë pasi njeriu më i pasur në botë përfundoi blerjen e Twitterit prej 44 miliardë dollarësh. Çmimi i aksioneve të Teslas ka rënë me më shumë se 50% që nga fillimi i këtij viti.
Tesla po tërheq pak më shumë se 40,000 automjete të saj në SHBA për shkak të një problemi të mundshëm me drejtimin e tyre. Shitja e fundit e sjell vlerën totale të aksioneve të Tesla-s të shitura nga Musk në pothuajse 20 miliardë dollarë që kur ai njoftoi në fillim të këtij viti se kishte blerë aksione në Twitter.
Me shitjen e fundit, vlera totale e aksioneve të Teslas të shitura nga Musk ka shkuar në pothuajse 20 miliardë dollarë që kur ai njoftoi në fillim të këtij viti se kishte blerë aksione në Twitter.
Ai shiti 8.5 miliardë dollarë aksione Tesla në Prill të këtij viti dhe rreth 7 miliardë dollarë të tjera në Gusht. Arsyeja e shitjeve të fundit të aksioneve të Teslas, akoma nuk është bërë e ditur.