Situata brenda PD ka qenë sërish në qendër të diskutimit në emisionin “log.” në abc të gazetarit Endri Xhafo.
Për analistin Mentor Kikia tashmë situata është e qartë PD është e ndarë përfundimisht.
Sipas tij sot kemi një situatë reale, ku kemi një PD që njeh Sali Berishën, kemi dhe grupimin tjetër që nuk e njeh Berishën për kryetar partie.
Pjesë nga biseda:
Kikia: Ne po flasim të shpëtojmë pacientin, pacienti ka vdekur. PD po luan aktine fundit të asaj që nisi me Foltoren. Të gjithë e mendonin si një shaka, si një presion, u thellua me dy kongrese, dhe përfundimisht PD është ndarë. Ne themi duhet të tregohen luajalë, të urtë, nuk ka më çfarë të tregohet. Të dyja palët janë në ring. Njëra palë është PD që ka mbështetjen e shumicës së anëtarëve e konfirmuar në më shumë se dy procesesh zgjedhore., Në anën tjetër është një grup deputetësh dhe deri tani kjo pala tjetër nuk është se nuk bashkëpunon me PD-në apo me atë PD-në e Berishës, sepse nuk është se kanë ndarje ideologjike, ndarje parimore, thjeshtë ky grupim i deputetëve është grupi anti-Berishë. Këta kanë vetëm një kusht refuzojnë Berishën për kryetar, për këtë arsye këta janë grupimi që nga ndërkombëtarët konsiderohen PD. Për këta arsye ende nuk është ndarë çështja e simboleve. Kemi në një anë një PD që njeh Berishën për kryetar, edhe një parti tjetër që pretendon të jetë PD, ndërkohë në Gjykatë vazhdon të jetë kryetar Luzim Basha i cili ka dhënë dorëheqjen, kjo është rrumpalla në PD. Alibeaj nuk është naiv, është një nga politikanët e rinj shumë të mirë.
Xhafo: Si shpjegohet kjo lëvizje?
Kikia: Grupi i Alibeajt është me mision anti-Berishë. Është grupi parlamentar anti-Berishë. Kjo është e qartë nëse Berisha vazhdon të jetë në pushtet këta do jenë grupi anti-Berishë. Këta në parlamentin e ardhshëm nuk hyjnë, pasi janë një minorancë pa asnjë mundësi reale. Nëse këtë kohë që ju ka mbetur si anëtarë të parlamentit ku vota vlen, po bëjnë pazare siç thotë pala tjetër, këtë nuk e di. Por misioni i tyre anti-Berishë është zyrtarë tani.