Një aksident zinxhir ka ndodhur në Kukës, ku janë përfshirë 4 mjete. Aksidenti ka ndodhur në rrugën Kukës-Uzinë që lidh segmentin Kukës-Morinë të rrugës së Kombit. Për fat të mirë nuk ka pasur pasoja në jetë njerëzisht.
Thuhet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve, por grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Aksi ku ka ndodhur aksidenti njihet si zonë e rrezikshme pasi mungon sinjalistika dhe pamja është e kufizuar./albeu.com