“Rama kalbësirë”, Berisha: Jap fjalën e nderit se do ta mbroj votën e shqiptarëve

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka thënë në studion e “Log” në Abc se thelbi i betejës së tij është të rikthejë votën e lirë te shqiptarët.

Teksa flet për zgjedhjet lokale që do të zhvillohen më 14 majit, vitin e ardhshëm, Berisha tha se Edi Rama po largon votën e lirë nga partia, ndërsa zotohet se do të mbrojë votën e shqiptarëve.

“Thelbi i betejës për mua është rikthimi i votës së lirë. Unë jap fjalën e nderit para shqiptarëve se beteja për votën do të jetë betejë vendimtare për shqiptarët. Unë do të mbrojë votën e shqiptarëve”, tha Berisha në Log.

Nuk munguan sulmet ndaj rivalit të tij në këto zgjedhje, kryeministrin Edi Rama. Berisha e cilësoi Ramën “kalbësirë”, që mund të përmbyset për 24 orë.

“Edi Rama është kalbësirë që përmbyset për 24 orë, ta garantoj unë. Po t’ia bëj borxh popullit, populli e ngre me lecka atë”, tha Berisha.

Një javë më parë kreu i PD-së, Sali Berisha firmosi marrëveshje me kreun e PL-së, Ilir Meta për të garuar me kandidat të përbashkët në zgjedhjet lokale të 14 majit


Shtuar 1.11.2022 22:17