I vihet tritol një banese në Lushnjë, detajet e para

Një banese në Lushnjë i është vënë tritol , në lagjen 18 tetori. Lënda plasëse është vënë në banesën e Altin Lamces (tregtar fruta-perimesh), ndërsa në pronësi është e shtetasit Arben Turku, i cili është në emigrim.

Sipas të dhënave paraprake, mësohet se eksplozivi është hedhur nga autorët në oborrin e banesës ndërsa po klonin në rrugë në këmbë.

Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ku janë thyer dyert dhe xhamat e banesës.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje.

“Rreth orës 22:25, në lagjen “18 Tetori”, Lushnjë, në oborrin e banesës së shtetases L. L., 75 vjeçe, ka shpërthyer lëndë e dyshuar plasëse, duke shkaktuar dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve”, njoftoi policia./albeu.com