Tentoi të shuante zjarrin në magazinën me bar, korçari pëson djegie në trup, dërgohet në spital

Një zjarr ka rënë në një ambient ku ruhej ushqimi i kafshëve në Kamenicë të Korçës. Pronari i ambientit, në përpjekje për të shuar zjarrin, ka pësuar djegie trupore dhe aktualisht ndodhet në spitalin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 01.11.2022, rreth orës 21:00, në fshatin Kamenicë, Korçë, ka rënë zjarr në ambientin ku mbahej baza ushqimore e bagëtive, në pronësi të shtetasit A. D., i cili duke u munduar të shuante zjarrin, ka pësuar djegie trupore dhe aktualisht ndodhet në spitalin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit./albeu.com


Shtuar 1.11.2022 22:12

Tags: ,