Jeton prej vitesh jashtë vendit, Alma Çupi tregon çfarë do bënte nëse vajza e saj e zgjedh partnerin gjerman (FOTO LAJM)

Alma Çupi është gazetarja e lirë që mund ta gjesh maleve e duket se koncepti i lirisë është i rrënjosur tek ajo. Në “Aldo Morning Show” në Tv Klan, gjatë diskutimit për temën e ditës mbi martesën, a duhet që fëmijët të konsultohen me prindërit, Alma thotë se vajzës së saj i ka lënë liri të plotë kur Aldo e pyet nëse vajza e saj do ta zgjedh partnerin gjerman.

Prej 6 vitesh, vajza e gazetares së njohur jeton dhe studion në Gjermani.

“Një nga arsyet që unë vajzën time e kam çuar me shkollim jashtë Shqipërie është pikërisht mentaliteti mbytës”, është shprehur Alma Çupi në një nga intervistat e saj.

Ajo shpjegon se më parë gjërat nuk ndodhnin kështu, kërkoheshin detaje për breza të tërë të familjes përpara kryerjes së një martese. Gjatë komunizmit, liria e zgjedhjes nuk ishte në konceptin e njerëzve, traditat ishin të rëndësishme, është paranteza e gazetares. Për lirinë absolute, Alma rrëfen edhe një histori të shkurtër, të lidhur me “lirinë e fundit”, e cila duket se përputhet edhe me arratitë e saj.

Alma Çupi: Ishte një mjek izraelit që ia vranë gjithë familjen në kampet e përqendrimit, gjithë familjet, fëmijët, gruan, nënën, babain dhe ai ishte në fazën që mund të çmendej dhe ai shpiku teorinë “Last Freedom”, pra që arriti të krijohet një liri brenda vetes vet që mos të çmendej. Bëri një libër, ngushëlloi shumë izraelitë të tjerë që patën fatin si ai, prandaj them që liria është shumë e rëndësishme. Ne nuk e kemi patur mundësinë që brenda atij sistemi, të gjenim këtë “last freedom” sepse librat e tij nuk na linin t’i lexonim sigurisht, në atë kohë, që këtu fillon domethënë që s’e ke lirinë. Prandaj është komplekse gjëja se u bë dhe pak serioze se është dhe mëngjes.

Aldo: Prandaj ti motra merr kamerën dhe ia fut maleve, “last freedom”.

Alma Çupi: Unë e kam gjetur lirinë time o Aldo. Unë atje kam një dimension tjetër, unë kam energjinë e natyrës sepse këtu në Tiranë ti nuk e gjen energjinë e njerëzve. Njerëzit janë të stresuar, edhe ata që kanë lekë, edhe ata që s’kanë lekë. Bile ata që kanë lekë kanë edhe më shumë stres, kështu që unë e kam gjetur dimensionin te malet. Atje te pemët, te livadhet, te njerëzit e thjeshtë.

Aldo: Bën njeriu muhabet me ariun.

Alma Çupi: Me ariun aty për qejf, i fus një gotë raki kur dua të pi ndonjë raki ose ndonjë gotë verë.

Aldo: Jeta e fundit.


Shtuar 25.10.2022 10:27