Një emigrant i paligjshëm shqiptar, i cili u gjet në një shtëpi bari në Britani tentoi që të shpëtonte duke pretenduar se ishte një 16-vjeçar i pambrojtur. Por gjithçka do të zbulohej si pasojë e hetimeve.
Në fakt, policia arrestoi dy shqiptarë pasi zbuluan një shtëpi bari me 311 rrënjë kanabis. Një prej tyre tentoi t’i shpëtonte policisë duke gënjyer për moshën.
Sipas asaj që shkruajnë mediat, Erald Hoxha, 19 vjeç dhe bashkëpunëtori i tij, Xhevahir Dafku, 25 vjeç, pranuan akuzën për prodhim kanabisi. Po ashtu, ata pohuan edhe se kanë vjedhur energjinë elektrike që u duhej për rritjen e kanabisit.
Agjentët gjetën 12 dhoma me kanabis. Hoxha dhe Dafku u gjetën në një strehë të sofistikuar që kishin improvizuar në një dollap me ajrim. Avokati i 19-vjeçarit Hoxha i cili ishte shfaqur më herët në gjykatë kishte thënë se ishte vetëm 16 vjeç. Por fakti që disa ditë më vonë hetimet kishin zbuluar moshën e tij të vërtetë u bë subjekt shakaje në gjyq.
“Sa vjeç është sot”, pyeti gjykatësi Mark Bury.
“Nuk je aq i ri sa the disa ditë më parë. Jeni të dy nga Shqipëria. Të dy u kapët në një shtëpi plot me kanabis. Po luanit një rol të rëndësishëm në këtë ndërmarrje të jashtëligjshme”, tha gjykatësi.
Për këto arsye, ai i dënoi secilin me nga 1 vit burg. Më pas do t’u takojë autoriteteve kufitare të vendosin se çfarë do të vendosin nëse do i dëbojnë apo jo shqiptarët./