Motër e vëlla, ajo njihet sot në mbarë ekranin shqiptar, e gjeni dot për cilët bëhet fjalë (FOTO LAJM)

Ajo është padyshim një ndër moderatoret shqiptare më të dashura nga publiku, ka qenë gjithmonë shumë diskrete për jetën private. Po flasim për Alketa Vejsiun.

Fotot e saj me familjen, bashkëshortin apo fëmijët numërohen me gishtat e njërës dorë. Por në fakt familjari me të cilin Alketa ka më shumë foto është pikërisht vëllai i saj. Ka qenë ky i fundit që ka publikuar së fundmi një foto nga fëmijëria e tyre ku i dhuron një puthje së motrës, Alketa Vejsiut duke zbuluar kështu edhe marrëdhënien special.

Vëllai i moderatores u bë i njohur për mediat rreth 5 vite më parë pas problemeve të tij me drejtësinë./albeu.com/