Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka shpërndarë në rrjetin social Tik Tok një video me Nard Ndokën, ku jep një mesazh për zgjedhjet e ardhshme lokale.
“O fitore, o s’ka!”, shkruan mesazhi bashkangjitur videos, ku Meta duket së bashku me kreun e PDK Nard Ndoka.
Ndoka është në pishinë dhe Meta e pyet “çfarë bën mor burrë?”
Ndoka: Ça të bëjmë stërvitje.
Meta: I jashtëzakonshëm, po stërvitje për ça o vlla për fitore apo barazim?
Ndoka: Stërvitje për energji
Meta: Hajde forca, fitore Nardi forca.