Një person i shpallur në kërkim në Itali për vjedhje është arrestuar ditën e sotme në Kurbin.
Mesohet se në pranga ka rënë shtetasi Agron Paja nga fshati Gjorem i Kurbinit.
Shqiptari është dënuar me 11 vite nga shteti italian. Pas arrestimit, pritet që Paja të ekstradohet drejt Italisë./albeu.com