Ekspertiza mjekoligjore, ka zbardhur detaje të reja në lidhje me vdekjen e 16 vjeçarit, Mariglen Gjonaj i cili në vitin 2015 u shpall i zhdukur, ndërsa ditën e djeshme u zbulua se eshtrat e gjetura në Lezhë i përkisnin të miturit.
Sipas ekspertizës, vrasësi Kristjan Cenaj i cili e vrarë 16 vjeçarin për t’i grabitur orën rolex dhe një varëse, e ka goditur më parë Gjonajn me sende të forta në kokë duke i shkaktuar dëmtime në kafkë.
Cenaj po mbahej në vëzhgim që prej muajit gusht ndërsa u arrestua ditën e djeshme në Rinas pasi u kthye nga Italia.
Ndërkohë nëna e të miturit, prej vitesh ka kërkuar të gjej♪ një shenjë nga djali i saj i cili ra pre e një grabitësi vrasës.