Luciano Spalletti do të jetë trajner i skuadrës së Napolit pas përfundimit të sezonit aktual.
E përditshmja italiane “Gazzetta dello Sport” ka njoftuar të enjten se Spalletti ka arritur parimisht marrëveshje me Napolin.
Spalletti në postin e trajnerit te Napoli, do ta zëvendësojë Gennaro Gattuson, të cilit i skadon kontrata në verë.
Spalletti do të firmos kontratë trevjeçare me Napolin dhe do të ketë pagë vjetore prej tre milionë eurosh.
Zyrtarizimi i Spallettit te Napoli pritet të bëhet gjatë këtij muaji.
Spalletti 62-vjeçar është i papunë prej vitit 2019 kur u largua nga Interi kurse ka drejtuar edhe ekipet si Roma, Zenit, Udinese, Ancona, Venezia, Sampdoria e Empoli.