U vra nga burri, Liljana Buzo fshihej në Tiranë prej kohësh: Mos më thirrni në emër!

Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e sotme në Tiranë. Një grua e identifikuar si Liljana Buzo u vra nga bashkëshorti i saj Koço Buzo, sapo doli nga Gjykata e Elbasanit.

Mësohet se e ndjera kishte shkruar për të kërkuar urdhër mbrojtje, si dhe kishte seancën e radhës së divorcit me bashkëshortin.

Burimet bëjnë me dije se viktima fshihej në Tiranë prej shumë kohësh në Yzberisht, dhe punonte si sanitare në një lokal në këtë zonë të kryeqytetit.

Nga frika e mos e gjente bashkëshorti me të cilin kishte nisur procedurat e divorcit, Buzo u kishte kërkuar njerëzve që e njihnin që mos ta thërrisnin asnjëherë në emër.

“Mos më thërrisni në emër,”- mësohet se thoshte ajo, në mënyrë që Buzo të mos binte në gjurmët e saj.

Autori la të plagosur edhe dy persona të tjerë, mes tyre dhe avokatin Gëzim Tocila. Një nga dëshmitarët është raportuar se ishte edhe djali i çiftit. /albeu.com/

Shtuar 6.05.2021 04:05