Ju duken të çuditshme? Kur të provoni këtë recetë të petullave me nenexhik nuk do t’ia ndani fundjavave tuaja

Një recetë shumë e shijshme është ajo e petullave me djathë të bardhë, hudhra dhe nenexhik. Një recetë tipike tradicionale e amvisave përmetare dhe e zonave të jugut të Shqipërisë kryesisht.

Tradita e hershme e gjysheve dhe nënave përsëritet brez pas brezi. Receta e petullave pavarësisht se pasurohet me përbërës të tjerë ajo mbetet përherë e gjithmonë më e preferuara.

Të shijshme, me sipërfaqen pakëz krokante dhe të buta nga brenda, nga fëmijëria e në çdo moshë ato tërheqin shijen e kujtdo.

Më poshtë gjeni përgatitjen e petullave të shtëpisë me hudhra, djathë dhe nenexhik, një recetë fantastike për ta përgatitur në familje në çdo kohë.

Receta e shijshme e përgatitjes së petullave me pudhra, nenexhik e djathë

2 gota uji me miell

1 gotë uji me kos

1 kokërr vezë

Gjysmë luge kafeje me sodë

Vaj

Pak kripë

Pak nenexhik i freskët i grirë hollë

Pak gjalpë (një lugë të vogël)

2 thelpinj hudhra

2-3 lugë gjelle me djathë të bardhë të thërrmuar

Përgatitja e petullave

Në një tas të madh hedhim vezën, kosin, kripën, djathin e thërmuar, hudhrat e shtypura, nenexhikun dhe pak gjalpë.

I rrahim fort të gjithë përbërësit dhe më pas hedhim miellin dhe sodën.

Vijojmë t’i rrahim fort derisa masa e brumit të jetë e njëtrajtshme.

Brumi duhet të jetë gjysmë i trashë dhe elastik.

Hedhim vajin në një tigan, të cilin e vendosim në zjarr.

Kur vaji të jetë nxehur, nisim të skuqim petullat.

Mund të përdorim një lugë gjelle për ndarjen e brumit për çdo petull.

Duhet të kujdesemi që largësia nga njëra-tjetra duhet të jetë deri në 3 apo 4 cm, sepse gjatë skuqjes brumi hapet.

Petullat skuqen nga njëra anë dhe pastaj kthehen nga ana tjetër.

Nëse preferoni, pasi i keni skuqur petullat, mund t’i kombinoni me kos