E ardhmja e Alessio Romagnoli mund të jetë larg Milanit. Kontrata e kapitenit me kuqezinjtë skadon më 30 Qershor të vitit 2022 dhe për rinovimin, agjenti i mbrojtësit, Mino Raiola i ka kërkuar drejtuesve një page prej 6 milionë Eurosh.
Në rast se mes palëve nuk arrihet marrëveshja 26-vjeçari mund të largohet nga skuadra e drejtuar nga Pioli që gjatë merkatos së verës. Sipas mediave spanjolle, futbollisti ndiqet me interes nga Atletico Madrid, që gjatë verës me shumë mundësi do t’i japë lamtumirën José Maria Gimenez, i cili mund të kalojë në Premier League, pasi ndiqet nga Manchester City e Chelsea.