Përjashtimi i Ahmetajt, Blendi Klosi prezantohet para vlonjatëve si drejtues politik i PS

Pas përjashtimit të Arben Ahmetaj, Blendi Klosi ka marrë rolin e drejtuesit politik në qarkun Vlorë. Arben Ahmetaj nuk ka qenë prezent, ndërsa për ta prezantuar para vonjatëve e ka shoqëruar Damian Gjiknuri.

Për mediat, Gjiknuri dhe Klosi kanë thënë se ky pozicion është me rëndësi. I pyetur për Ahmetajn, Gjiknuri ka thënë se ky është reformim, ku dikush ka punuar mirë dhe dikush tjetër jo.

“Në emër të fushatës po marrim rolet tona”, tha Gjiknuri.

Klosi u pyet për mungesën e bashkisë sërish në këtë mbledhje, ndërsa theksoi se Partia Socialiste do bashkojë socialistët dhe do shikojë punën për kryetarët e bashkive.

“Do bashkojmë popullin. Do shikojmë performancën në të 61 bashkitë”, tha Klosi.


Shtuar 4.10.2022 13:57