Liverpool janë të gatshëm të hapin “thesin” për yllin e Interit, Marcelo Brozovic.
Sipas Todofichajes, Liverpool po përgatit një ofertë për mesfushorin kroat, i cili është një lojtar kyç për “zikaltërit”.
“The Reds” janë interesuar për një përforcim në mesfushë dhe duket se kroati është zgjedhja e bordit.
Brozovic ka kontratë me Interin deri në vitin 2026 dhe ka një klauzolë prej 40 milion eurosh.
Mbetet të shihet nëse klubet do të arrijnë një marrëveshje./albeu.com