Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë në një komunikim ne gazetarët ashtu sic e ka bërë zakon tanimë të premteve.
Berisha e nisi bisedimin duke komentuar situatën në Ukrainë dhe veprimin e fundit të Rusisë për të aneksuar 4 rajone të pavarura të Ukrainës.
Ai ka shtuar se PD nuk do ta njohë kurrë këtë vendim të Rusisë nesër në pushtet, ndërsa I bën thirrje komunitetit ndërkombëtar të përjashtojë Rusinë nga Këshilli i Sigurimit.
Sali Berisha: Rusia ka vendosur të shpallë sopt aneksimin pas agresionit barbar të katër provincave të një vendi të pavarur të Ukrainës. Ky përbën një akt jashtëzakonisht të rëndë, dhunim të kartës së OKB.
Në përputhje me traktatin e Budapestit, Rusia, një nga firmëtarët e këtij dokumenti, zotohej se do garantonte bashkë me palët e tjera paprekshmërinë e kufijve të Ukrainës. PD deklaron se s’do njohë kurrë këtë vendim të Rusisë nesër në pushtet, dhe i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar të dëgjojë zëribn e Zelensky ta përjashtojë Rusinë nga Këshilli i Sigurimit.
Shkelja që ky diktator i bën kartës së OKB, e bën të domosdoshme largimin e menjëhershëm të tij nga KS si hap i parë për t’i dhënë më pas një seri masash të tjera./albeu.com