Nations League vazhdon të jetë e mallkuar për ekipet italiane. Dëmtimet e shumta nëpër kombëtaret e tyre kanë bërë “dhimbje kokë” skuadrat italianë dhe i fundit është Interi.
Marcelo Brozovic la fushën i dëmtuar në pëballjen mes Kroacisë dhe Austrisë.
Mesfushori është dëmtuar vetë, pa marrë asnjë goditje nga kundërshtarët dhe shpesh vetë-dëmtimet janë më të rënda se ata që mund të shkaktohen nga kundërshtarët.
Mësohet se problemi i kroatit është i natyrës muskulore në kofshën e majtë.
Brozovic do të kthehet në Milano ku sfafi mjekësor i Interi do të vlerësojë shkallën e dëmtimit.
Lojtari më Romën nuk do të merrte pjesë pasi ishte i skualifikuar, në dyshim tani mbetet ndeshja e së martës përballë Barcelonës në Meazza.
Me Brozovic e Calhanoglu të padisponueshëm, duke se ka ardhur momenti që Asllani të jetë në fushë, do apo nuk do Inzaghi, si alternativa e vetme e mbetur në këtë repart./albeu.com