Protesta në Rusi kundër mobilizimit, arrestohen më shumë se 1,000 persona

Një grup i të drejtave të njeriut ka thënë se 1,240 njerëz në 38 qytete në të gjithë Rusinë janë arrestuar pas protestave kundër mobilizimit sot.

Grupi i pavarur i monitorimit të protestës OVD-Info shtoi se të paktën 489 prej tyre u arrestuan në Shën Petersburg.

Protestat pasojnë njoftimin e Vladimir Putin për mobilizim të pjesshëm ushtarak, me 300,000 rezervistë që do të thirren.

Që nga fjalimi i presidentit rus, një numër i madh rusësh kanë nxituar të rezervojnë bileta me një drejtim jashtë vendit./albeu.com