Dembele: Nuk kam menduar kurrë të largohem nga Barça

Në një intervistë të gjatë të dhënë për Jerome Rothen në “RMC Sport”, Dembele foli gjithashtu për zgjedhjen për të qëndruar te Barcelona.

“Unë kam qenë te Barça për gjashtë vjet, kam dashur të qëndroj dhe gjithmonë i kam thënë Xavi. Pastaj janë negociatat, por kurrë nuk kam menduar të largohem nga klubi. Më kujtohet një takim me Xavin në dhjetor, ku i thashë se do të firmosja kontratën.

Më pas ndodhi ajo që ndodhi, por gjithmonë kam thënë se dua të qëndroj në Barcelonë”, shprehet francezi./ h.ll/albeu.com


Shtuar 21.09.2022 23:00