Nuk po kalon një moment pozitiv te Reali, Barcelona po shikon me kujdes situatën e Asensio-s

Sipas Munde Deportivo, Barcelona është duke ndjekur nga afër gjithçka në Real Madrid me anësorin Marco Asensio.

Sulmuesi për momentin nuk llogaritet si titullar nga Carlo Ancelotti, ndërsa Reali gjatë merkatos që lam pas e këshilloi që të gjente një skuadër tjetër.

Tanimë lojtari është në vitin e fundit të kontratës dhe nuk pritet një rinovim i kontratës, vetëm në rast të ndonjë mrekullie.

“Nëse ky kontekst kontraktual nuk ndryshon, merkato e dimrit do të jetë mundësia e fundit që Real Madridi ka për të marrë një kthim financiar për Asensio. Ndryshe, çdo klub mund të hyjë në skenë nga 1 janari 2023,  pasi që futbollisti do të ishte në gjashtë muajt e fundit të kontratës së tij, periudhë që rregulloret e FIFA-s ua japin skuadrave të treta për të negociuar lirshëm me një futbollist”, pohon MD.

Lojtari pëlqehet për moshën, shkathtësinë dhe cilësinë e tij. Dhe ai përfaqësohet nga Jorge Mendes, me të cilin Barcelona është në kontakt të drejtpërdrejtë. Kanë mbetur pak më shumë se tre muaj për t’u vendosur për të ardhmen. Numërimi mbrapsht ka filluar…/albeu.com


Shtuar 20.09.2022 09:29