Son Heung Min në merkaton e ardhshme verore me shumë gjasa, ashtu si edhe Harry Kane do të tentojnë të ndryshojnë destinacion.
Një nga klubet që është i interesuar për shërbimet e sulmues koran është Interi, i cili do të humbasë Edin Dzekon në fund të vitit për shkak të ndërprerjes së kontratës dhe po ashtu në dyshim është edhe e ardhmha e Lautaros, që kërkohet nga klube të mëdha europiane.
Son ka një kontratë deri në vitin 2025, por “spurs” mund ta lënë të largohet nëse do arrinë të sigurojnë të ardhura të mira.
Në moshën 30-vjeçare, anësori do të ishte një përforcim i shkëlqyer për skuadrën e Inzaghit, pasi momentalisht “zikaltërit” nuk e kanë një lojtar të ngjashëm në ekip.
Futbollisti aziatik ka një vlerë tegu prej 75 milion eurosh, por mund të largihet për 60 milion euro, shifër që klubi Italian mund ta sigurojë nga shitja e Skriniar te PSG./albeu.com