Barcelona vazhdon me formën fantastike në La Liga, edhe pse pësoi një humbje në Champions League ndaj Bayern Munich pak ditë më parë.
Sot “katalanasit” u përballën në “Camp Nou” me Elchen në kaudër të javës së gjashtë të kampionatit spanjoll.
Ndeshja u zhbllokua në minutën e 35 nga Robert Lewandowski ndërsa në minutën e 41 do të dyfishonte Depay.
Pjesa e parë do të mbyllej me dy gola për Barcelonën dhe një lojtar më pak për Elchen, pasi Verdu u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 14.
Pjesa e dytë do të niste aty ku mbaroi e para, Leva do të shënonte golin e dytë personal dhe të 3 për skauadrën.
Minutat e mbetura do të administroheshin lehtësisht nga ekipi i Xavi-t, për të siguruar në fund 3 pikët./albeu.com