Cristiano Ronaldo mbeti te Manchester united, pavarësisht se u përpoq në çdo mënyre për të detyruar shitjen. Megjithatë, lamtumira mund të shtyhej vetëm për disa muaj.
Siç raportohet nga “The Sun”, 37-vjeçari e ka të vështirë të përshtatet me sistemin e lojës të propozuar nga Erik ten Hag dhe statusi i tij rezervë nuk e kënaq. Në janar, ai do të përpiqet të kërkojë sërish një rrugëdalje, duke shpresuar që kërkesat e “Djajve të Kuq”, disa muaj pas skadimit të kontratës, të jenë më pak të larta.
Ish-lojtari i Real Madrid dhe Juventus, megjithatë, do të duhet të ketë më pak pretendime./ h.ll/albeu.com