CHAMPIONS/ Manchester City – PSG, statistikat dhe formacionet e mundshme (FOTO LAJM)

Sonte zhvillohet ndeshja e dytë gjysmëfinale e UEFA Champions League mes Manchester City-t dhe PSG-së.

Ndeshjen e parë e luajtur në Paris, skuadra e Pep Guardilas  arriti të fitonte me rezultatin 1 – 2.

Sa i përket formacioneve të mundshme, për Mancheser City-n nuk pritet të kënë mëdyshje, me Pep që kohët e fundit po luan pa një sulmues “pykë” të mirëfilltë.

Ndërsa për  “parisienëve” në mëdyshje është nisja nga minuta e parë e Mbappes i cili edhe pse ka udhëtuar me skuadrën nuk duket të jetë në formën  e tij optimale pas dëmtimit në ndeshjen e fundit në kampionat.

Formacionet e mundshme:

Manchester City: Ederson, Ëalker, Stones, Dias, Zinchenko, Silva, Rodrigo, Gundogan, Mahrez, Bruyne, Foden

PSG: Navas, Florenzi, Marquinhos, Kimpembe, Bakker, Herreira, Paredes,  Di Maria, Verratti, Neymar, Icardi.

“Citizens” vijnë në këtë ndeshje me organikën e plotë, ndërsa për miqtë do të mungojnë, Juan Bernat i dëmtuar, Idrissa Guaye i ndëshkuar me karton të kuq në ndeshjen e parë dhe Kylian Mbappe i cili është në dyshim.

Manchester City ka arritur të fitojë 6 ndeshjet e  fundit në këtë kompeticion duke shënuar  të paktën 2 gola për ndeshje. /albeu.com/


Shtuar 4.05.2021 08:54