Sulmet ndaj TIMS, reagon ministria e Brendshme: Rikthehet në punë dy sportele në Rinas, çfarë pritet të ndodhë me pikat tjera kufitare

Mbrëmjen e kaluar sistemet e ruajtjes dhe transmetimit të të dhënave në Policinë e Shtetit janë gjendur nën një sulm kibernetik të ngjashëm me atë që pësoi e-Albania në muajin korrik.

Së fundmi ministria e Brendshme shprehet se aktualisht dy sportele në Pikën e Kalimit Kufitar Rinas janë rikthyer në punë me sistemin TIMS, ndërsa theksojnë se shumë shpejt do të kemi rikthim të plotë të këtij sistemi në Rinas dhe në të gjitha pikat e tjera kufitare.

Nga të dhënat paraprake rezulton që sulmi të jetë kryer nga e njëjta dorë. Për efekt sigurie sistemet tona, përfshi atë TIMS, kanë qëndruar përkohësisht të mbyllura derisa rreziku të shmangej plotësisht.

Njoftimi i Ministrisë së Bredshme:

Në vijim të punës së pandërprerë nga ekspertët tanë dhe ata të vendeve aleate, aktualisht dy sportele në Pikën e Kalimit Kufitar Rinas janë rikthyer në punë me sistemin TIMS. Shumë shpejt do të kemi rikthim të plotë të këtij sistemi në Rinas dhe në të gjitha pikat e tjera kufitare.

 


Shtuar 10.09.2022 17:04