Infektologu Ilir Tolaj thotë se rastet e trashjes së gjakut janë të kufizuara dhe se vaksina e AstraZeneca duhet të merret.
“Të dhënat kur analizohen në tërësi tregojnë se këto efekte anësore, në veçanti kjo e fundit, e ngjizjes së gjakut, është një efekt anësor jashtëzakonisht i rrallë. Në 17 milionë vaksinat e dhëna të prodhimit AstraZeneca në Bashkimin Europian vetëm 40 raste janë evidentuar deri tash që kanë pasur një çrregullim të tillë”, tha Tolaj për RTV Dukagjini.
“Përgjigjja e shkurtër, po ne duhet t’i pranojmë, fatkeqësisht se nuk i kemi më herët, fatkeqësisht që tashmë nuk kemi filluar vaksinimin”, shtoi ai.
Përkundër që OBSH i ka quajtur shqetësime të pabaza Gjermania dhe Holanda janë shtetet e fundit që për të njëjtat shqetësime e kanë pezulluar këtë vaksinë, teksa u bashkohen shteteve si Danimarka, Republika e Irlandës, Norvegjia, Bullgaria dhe Islanda që kanë marrë këtë veprim.
Efikasiteti i vaksinës AstraZeneca Ocford në parandalimin e infeksioneve simptomatike ishte 74.80 për qind.