Ornstein: Chelsea kishin vendosur ta shkarkonin Tuchel para ndeshjes ndaj Dinamo Zagreb

Humbja e Chelsea ndaj Dinamo Zagreb duket se nuk ka të bëjë asgjë me shkarkimin e gjermanit nga posti i trajnerit.

Chelsea ka njoftuar pak minuta më parë se kanë ndarë rrugët me trajnerin Thomas Tuchel.

Raportime të reja nga David Ornstein qartësojnë edhe më shumë situatën, duke thënë se shkarkimi s’ka të bëjë me Dinamo Zagrebin, përcjell lajmi.net.

Chelsea kishin marrë vendimin paraprakisht, para mbrëmjes së kaluar.

Humbja ndaj Dinamo Zagreb, ndonëse shumë e komentuar, nuk pati të bënte asgjë me largimin e gjermanit.

Chelsea tani duhet të gjejë një emër të ri për stolin. Graham Potter është një nga opsionet që përmendet.


Shtuar 7.09.2022 13:41