Rama: Marrëveshja Kosovë – Serbi u finalizua falë “Ballkanit të Hapur”, përgëzoj Vuçiç-in

 

Gjatë fjalës së tij në ditën e dytë të samitit të “Ballkanit të Hapur” që po mbahet në Beograd, kryeministri Edi Rama ka komentuar edhe marrëeshjen Kosovë – Serbi për dokumentat.

Rama theksoi se kjo marrëveshje u arrit falë nismës “Ballkani i Hapur” dhe përgëzoi presidentin e Serbisë që materializoi marrëveshjen.

Dita e djeshme tregoi qartë se cila është rruga dhe cila është zgjedhja e Ballkanit të Hapur. Sot dua ta them me krenari e kënaqësi se lëvizja me karta identiteti është një zgjidhje e Ballkanit të Hapur, dje ia kam thënë edhe një gazetareje serbe se nuk do të shpenzohej gjithë ajo energji nëse edhe Kosova apo vendet e tjera do të ishin pjesë e Ballkanit të Hapur. Dua t’i shpreh respektin Presidentit të Serbisë që duke materializuar këtë zgjidhje ka dhënë një mesazh, zgjedhja e parë është paqja. Kjo është rruga. Sot ne nuk jemi këtu thjesht për të celebruar verërat, ushqimin e rajonin. Dua të them një fakt, pjesë e situatën shqetësuese për grurin ishte edhe Shqipëria pas nisjes së luftës në Ukrainë. Shqipëria kishte kontrata me kompanitë, por Serbia njësoj si të gjitha vendet bllokoi eksportet dhe ishte Ballkani i Hapur ai që zhbllokoi procedurën. Këtu flasim për bukë,” tha Rama./albeu.com