Drejtuesi i motorit i cili u aksidentuar mesditën e kësaj të diele në lagjen 3 në Sarandë është dërguar me urgjencë drejt Tiranës.
Burimet bëjnë me dije se i riu i identifikuar si Migert Gumeni është transportuar me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë. Sipas bluzave të bardha në urgjencën e Sarandës i riu nga përplasja ka pësuar goditje në kokë.