Juventus ka bërë përmbysjen në fundin e ndeshjes ndaj Udineses.
“Zonja e Vjetër” ishte në disavantazh 0 – 1, por falë Cristiano Ronaldos ia dolën ta përmbysin në 1 – 2.
Molina fillimisht zhbllokoi rezultatin pas asistimit të De Paul (10′).
Ishte ylli portugez, Cristiano Ronaldo që barazoi rezultatin duke u treguar i saktë nga pika e bardhë (82′).
Ronaldo nuk u ndal me kaq, duke i dhënë fitoren “Bianconerëve” në minutën e fundit të ndeshjes (90′).
Me këtë fitore, Juventus ngritët në pozitën e tretë me 69 pikë, derisa Udinese zë vendin e 11-të me 39 pike.