Prej kohësh është përfolur se Arilena Ara dhe menaxheri i saj janë në një lidhje dashurie, por postimi i fundit i këngëtares i ka habitur të gjithë.
Popi feston ditëlindjen dhe Arilena ka publikuar në Instagram një foto ku shfaqet duke e puthur në faqe teksa shkruan se atij i thërret me krenari “Baba”.
“Gëzuar ditëlindjen për njeriun të cilin me krenari i thërras Baba”, shkruan Arilena.
Mos ndoshta kjo deklaratë e këngëtares është për t’i dhënë fund zërave për një lidhje të mundshme mes saj dhe Popit?