Ghetto Geasy në studio për projektin e ri (VIDEO)

Rep-artisti siç duket këtë verë do jetë aktiv me projekte muzikore.

Dhe, Gheto Geasy këtë po e tregon me postime në rrjetet e tij sociale, shkruan lajmi.net.

Së fundi, ka ndarë një imazh nga studio derisa shihet duke inçizuar ndonjë këngë të re.

‘Me shokun’, ka shkruar në mbishkrimin e fotografisë derisa mori komente të shumta nga fansat dhe miqtë e tij të cilët thanë se mirëpresin projektet e reja muzikore.

Theksojmë se, Geasy shihet i veshur me një bluzë të zezë dhe një kapele mban në kokë me ngjyrë portokalli.

Ndryshe, projekti i fundit i CEO të labelit Babastars është bashkëpunimi me Majk, ‘Hajde te baba’, projekt ky i lansuar me 22 dhjetor i cili deri me tani ka arritur 4.9 milionë shikime në kanalin zyrtar në YouTube.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by GETOAR SELIMI (@ghettogeasy)


Shtuar 2.05.2021 14:01