Kanë dalë para gjykatës dy shtetasit rusë dhe ukrainasi të cilët u arrestuan në uzinën e përpunimit të armëve në Gramsh.
Svetlana Timofoeva, 33 vjeçe dhe Mikhail Zorin dhe 25-vjeçari ukrainas Fedir Alpatov u arrestuan pasi tentuan që të hynin me forcë në ambientet e uzinës, ndërsa një prej tyre sulmoi edhe dy ushtarët që ruanin godinën, Adrian Xhaka dhe Aldo Bici.
Gjithashtu janë siguruar edhe pamjet nga brenda sallës ku shihen 3 të rinjtë pas kafazit të xhamit, ndërsa për herë të parë shfaqen imazhet e tyre të plota pas rënies në pranga.