Aksident në Lushnje, zetori përplas furgonin, lëndohen 3 persona, mes tyre edhe 2 fëmijë

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin Dimal-Lushnje, në vendin e quajtur rrethrrotullimi i Poshnjes.

Një zetor i ka prerë rrugën një furgoni, tip Citroen me targa të huaja dhe mjeti bujqësor është ndarë në mes të rrugës.

Të plagosur kanë mbetur drejtuesi i mjetit bujqësor dhe dy fëmijë që ndodheshin në furgon.

Të lënduarit janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e duhur mjekësore.

Pas aksidentit është shoqëtuar në polici drejtuesi i mjetit bujqësor, që rezulton se ishte pa patentë./albeu.com