Tirana e Klafuriçit renditet pas Teutës dhe Egnatias, por lë pas Dinamon e Dajës

Pavarësisht kritikave për paraqitjen e zbehtë ndaj Laçit, Tirana arriti të marrë fitoren dhe tri pikët nën drejtimin e Dean Klafuriçit.

Të lidhura

None found

Bardheblutë kanë zhvilluar një ecuri pozitive në pesë javët e fundit të Superiores, ku kanë siguruar 3 fitore dhe 2 barazime. Në këtë periudhë, vetëm Teuta me 5 fitore dhe Egnatia me 4 fitore e 1 humbje kanë bërë më mirë se skuadra kryeqytetase.

Bilanci i Tiranës është më i mirë edhe se ai i Dinamos së drejtuar nga Ilir Daja, e cila në pesë ndeshjet e fundit të kampionatit ka marrë 3 fitore dhe ka pësuar 2 humbje.

Trajneri kroat duket se ka konsoliduar një formacion të qëndrueshëm dhe një repart defensiv të fortë. Kjo është një situatë krejt ndryshe nga dy javët e para, kur Tirana u mposht 0 – 3 nga Egnatia dhe 1 – 3 nga Teuta.


Shtuar më 18.10.2026 11:35