Shifrat e ofertës së parë zyrtare të Chelsea për Aubameyang

Sipas Relevo, oferta e parë zyrtare nga Chelsea për Barçën për sulmuesin gabonez do të jetë rreth 19 milion +5 bonuse, dhe do të paraqitet menjëherë për të avancuar me negociatat.

Në fakt, sipas të njëjtave informacione, futbollisti dhe Chelsea tashmë kanë arritur marrëveshjen e tyre të veçantë dhe tashmë kanë në rrugën e duhur kushtet personale.

Sa i përket shifrave të pagave, oferta e Chelsea do të përfshinte një rritje rroge në krahasim me atë që Auba merr aktualisht në Barcelonë. Një rritje që do të jetë pothuajse dyfishi i pagës së tij aktuale në Camp Nou.

Me këto shifra, vlerësohet se Aubameyang do të nënshkruajë për klubin e Stamford Bridge dhe do të luajë për Chelsean nga kjo verë.

Pse Chelsea e dëshiron Aubameyang tani?

Aubameyang mbërriti në Camp Nou këtë merkato të dimrit të kaluar nga Arsenali si një lojtar i lirë dhe duke rregulluar pagën e tij në sezonin e parë për të qenë në gjendje t’i përmbahet diferencës së pagave të skuadrës. Në pjesën e dytë të sezonit Auba shënoi 13 gola në 24 ndeshje. /albeu.com/


Shtuar 19.08.2022 17:02